Operohet njëri nga të plagosurit në grabitjen që ndodhi të hënën në Veternik

Njëri prej të plagosurve në grabitjen e armatosur në Veternik i është nënshkruar një operimi.
Kështu tha për Express drejtori i Anesteziologjisë në QKUK, Gazmend Spahija, transmeton Periskopi.
“Njëri prej tyre sot ka hyrë në sallën e operacionit dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike”, tha ai.
Spahija shtoi se gjendja e pacientit është relativisht stabile.