Operohet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka kaluar me sukses operimin në gjurin e këmbës së djathtë.
Basel njofton se mesfushori kosovar do të jetë jashtë fushës për disa javë, pasi dëmtoi meniskun e jashtëm të gjurit, në ndeshjen kundër Servette.
22 vjeçari e kishte nisur shumë mirë sezonin duke regjistruar 3 asistime dhe 1 gol në 3 ndeshje.