“Operatorë pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK”, Policia kontroll në zyrat postare në Veri
Policia ka zhvilluar kontrolle në objektet e Postës së Serbisë, që operon në katër komunat veriore.
Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se ky aksion u zhvillua pas informatave të pranuara nga Autoritet Rregullativ i Komunikimit Elektronik dhe Postar.
“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuat të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, tha ai për Klankosova.tv