Operacioni “SIM” arreston katër persona në Prishtinë e Mitrovicë, publikohen pamjet

Operacioni “SIM” arreston katër persona në Prishtinë e Mitrovicë, publikohen pamjet

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas veprimeve hetimore disamujore kanë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë , gjatë të cilit janë arrestuar katër persona.

Ata dyshohet se “në bashkëveprim me njëri-tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare e shtetasve të ndryshë pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve të ndryshme (përmes platformave Online)”

“Të dyshuarit fillimisht përmes formave të ndryshme kanë arritur të sigurojnë të dhëna elektronike të kartelave bankare, duke përdorur pajisje dhe programe specifike kompjuterike kanë bërë edhe klonimin e kartelave bankare dhe pastaj të njëjtat i kanë përdorur për shërbime të ndryshme, kryesisht Online dhe fizike.”

Gjatë operacionit policor të koduar “SIM” në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– dy kompjuterë,

– rreth 10,000.00 (dhjetëmijë) euro në valuta të ndryshme,

– tetë telefona mobilë,

– tri vetura,

– një motoçikletë,

– pajisje për klonim të kartelave bankare,

– kartela të zbrazëta për qëllim të klonimit, si dhe dokumente relevante që ndërlidhen me veprën penale.

Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Me vendim të prokurorit kompetent tre nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, përderisa njëri është liruar në procedurë të rregullt. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”

Shpërndaje në: