Operacioni “Roadpol” – Policia shqipton 362 gjoba ndaj ngasësve të kamionëve e autobusëve

Operacioni “Roadpol” – Policia shqipton 362 gjoba ndaj ngasësve të kamionëve e autobusëve

Policia ka bërë të ditur se nga 17 deri më 23 shkurt ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas PK-së, kontrolla është përqendruar në kamionë e autobusë, me ç’rast janë shqiptuar gjithsejt 362 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

“Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2025 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 17 deri 23 Shkurt 2025, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,168 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 1,367 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 362 gjoba për kundërvajtje të ndryshme”, thuhet në një komunikatë.

Shpërndaje në: