“Operacioni dalja” – Pesë yje të Man Cityt pritet të largohen nga klubi
Një largim masiv mund të ndodh te skuadra e Manchester Cityt në verë, me pesë yje të ekipit të parë që mund të largohen sipas raporteve të reja.
City pritet të rifreskojë skuadrën e tyre dhe gazetari spanjoll Jose Alvarez ka hedhur dritë mbi një numër prej atyre që mund të lëvizin në fund të sezonit aktual, shkruan Periskopi.
Duke folur për El Chiringuito, Alvarez thotë se Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, Kyle Walker, Joao Cancelo dhe Aymeric Laporte janë kandidatët më të mundshëm për t’u larguar nga Etihad Stadium.
Marrëveshja e kapitenit të klubit Gundogan do të skadojë në fund të sezonit dhe është folur se City shpreson të rinovojë me gjermanin.
Bernardo Silva ka kohë që është në radarin e gjigantëve të La Ligës, si dhe nga Paris Saint-Germain dhe dukej se do të largohej në dy merkatot e fundit të transferimit.
Duket se futbollisti portugez tani më në fund do të vazhdojë përpara pasi nuk dëshrion vazhdimin e kontratës për Cityn.
City dëshiron të lidhë Aymeric Laporte me kushte të reja, por Alvarez thotë se spanjolli “po mendon më shumë për një largim në qershor”.
Guardiola njihet se është i hapur për të lënë lojtarët të largohen nëse nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre në klub. Ai lejoi Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko t’i bashkoheshin Chelseat dhe Arsenal- it përkatësisht gjatë verës pasi treshja kërkonte më shumë kohë për lojë./Periskopi/