Operacioni “Blloku”- Policia arreston 4 persona, kapet drogë në vlerë prej 15 mijë euro

Operacioni “Blloku”- Policia arreston 4 persona, kapet drogë në vlerë prej 15 mijë euro

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin policor të koduar “Blloku”, i cili ka rezultuar me katër të arrestuar dhe drogë të konfiskuar në vlerë prej 15 mijë euro.

Operacioni është zhvilluar dje pasi është ndaluar një automjet në magjistralen Prishtinë- Podujevë ku ndodheshin dy të dyshuar. Aty u gjet 10.4 gramë marihuanë.

Më pas është dnaluar edhe një veturë me dy persona, të cilët kanë tentuar t ëikin dhe të hedhin 420.2 gramë drogë.

Që të katërtit janë arrestuar- dy prej tyre janë liruar, dy janë ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar dhe kap drogë në vlerë rreth 15 mijë euro

Prishtinë, më 25 mars 2025

Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve se persona të dyshuar dyshohet se janë duke u marrë me shitblerjen e narkotikëve ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative në terren me ç’rast gjatë një operacioni policor të koduar ‘Blloku’ kanë arrestuar katër persona të dyshuar.

Me datë 24.03.2025 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prishtinë pas një pune operative kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë- Podujevë në të cilën ndodheshin 2 të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 10.4 gram, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor. Operacioni policor ka vazhduar tutje për identifikimin e veturës së dytë të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë në rast dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët përkundër tentativës për të ikur dhe pas hedhjes së substancës narkotike në tokë në sasi prej 420.2 gram të njëjtit janë arrestuar nga hetuesit policor.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe në konsultim me të njëjtin hetuesit policor kanë kryer kontroll në banesën të cilën e kanë shfrytëzuar të dyshuarit janë gjetur :

 Një paketim me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 1063.8 gram,

 Një qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 31.8 gram,

 Sasi e pluhurit ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 22.6 gram dhe

 3 -peshore digjitale .

Vlera e substancës narkotike e shitjes parashihet të jetë rreth 15 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova material, ndërsa nga personat e dyshuar dy prej tyre pas intervistimit te tyre me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Shpërndaje në: