Operacion ndërkombëtar antidrogë, 10 persona ranë në pranga në Itali, arrestohet 24 vjeçari në Shqipëri

Operacion ndërkombëtar antidrogë, 10 persona ranë në pranga në Itali, arrestohet 24 vjeçari në Shqipëri

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona.

10 të përfshirë në trafikun e drogës ranë në pranga në Itali, kurse një tjetër në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë Italiane dhe me Karabinierinë e Venecias, zhvilloi në Shqipëri, operacionin ndërkombëtar antidrogë, të koduar “SACRIPANTE.AL”.

Gjatë operacionit u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar K. L., 24 vjeç.

Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian.

Gjatë operacionit “SACRIPANTE”, u vunë në pranga në Itali, 10 shtetas./Top Channel

Shpërndaje në: