Operacion i madh policor në Prishtinë, raportohet se është arrestuar një person i shumëkërkuar, Policia: Rezultatet dalin më vonë

Operacion i madh policor në Prishtinë, raportohet se është arrestuar një person i shumëkërkuar, Policia: Rezultatet dalin më vonë

Një operacion i madh është zhvilluar sot në Prishtinë. Disa media raportuan se në lagjen Emshir u arrestua një person i shumëkërkuar.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha se rezultatet do të bëhen të ditura më vonë, por konfirmoi operacionin e zhvilluar nga njësia FAST-ILECU “me mbështetje edhe të njësive speciale”.

“Ju konfirmoj se sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbeshtetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha.

Disa media raportuan se personi i arrestuar është shtetasi i Shqipërisë Arben Lamçe.

Lamçe është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, konkretisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.

Shpërndaje në: