Opel nuk është i interesuar në vetura sportive

Opel nuk është i interesuar në vetura sportive

Për vite me radhë, Opeli gjerman nuk ka një veturë sportive në ofertën e vet dhe me gjasë kështu do të mbetet edhe në të ardhmen.

Që nga brezi i dytë i GT Opel është i pa interesuar për “sportistët”, veçanërisht pasi që modeli në fjalë i bazuar në Solsticin Pontiac (2007-2010), nuk pranohet mirë, transmeton KosovaPress.

As prezantimi i GT Concept 2016 nuk ka ndikuar në “disponimin” e kompanisë.

Ndërkohë, Opel është fokusuar në atë që aktualisht po sjell fitim në të gjithë industrinë e veturave, modelet SUV, Crossland X, Mokke X dhe Grandland X, ndërsa për vitin 2020 planifikon një SUV të ri.

Nga ana tjetër, elektrifikimi është diçka për të cilin Opel/Vauxhall është jashtëzakonisht i interesuar, pasi që kompania do të elektrifikojë të gjitha modelet e veta deri në vitin 2024.

Shpërndaje në: