Olta Gixhari flet për herë të parë pas daljes nga BBV, ja çfarë premton

Olta Gixhari flet për herë të parë pas daljes nga BBV, ja çfarë premton

Largimi i Oltës nga shtëpia e Big Brother ishte një vendim që i habiti të gjithë si banorët edhe publikun.

Pas largimit të saj Olta është intervistuar për Fan Club BBV2 dhe është shprehur se pas shumë vitesh kur djali i saj të rritet dhe t’i flasë për këtë eksperiencë do t’i thotë:

“Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty…”

E pyetur nëse është penduar se është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Olta u shpreh se do ta ribënte sërish ama premtoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet kaq shumë nga familja e saj.

Shpërndaje në: