Olta dhe Dea thyejnë rregullat e Big Brother, cili do jetë dënimi për to?
Olta dhe Dea thyejnë rregullat e Big Brother VIP Albania, produksioni do tregoj se cili do jetë dënimi për to.
Mbrëmjen e djeshme Olta dhe Dea kanë thyer rregullat e formatit të Big Brother Vip Albania.
Pas spektaklit, ato janë futur të dyja në të njëjtin dush ku dhe kanë komunikuar me njëra tjetrën pa mikrofona.
Kjo është parë si një thyrje e rëndë e rregullores nga ndjekësit të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi.
Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave.