Olluri: Kurti t’i bëjë thirrje rrethit të tij të mos e heroizojnë “Slobodna Bosnën”, portal shpifës
Parim Olluri, gazetar dhe drejtor i Insajderit, ka shkruar një status, ku ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti rreth Faton Hajrizit, të cilin kërkoi të mos heroizohet.
Ollur ka theksuar se Kurti do të ishte mirë t’i kërkonte edhe rrethit të tij që të mos heroizohet “Slobodna Bosnën”.
Sipas Ollurit, kjo revistë boshnjake është “portal shpifës”.