Olimpiada e skandaleve: Drejtori i ceremonisë hapëse dorëhiqet pas shakasë me Holokaustit
Drejtori i spektalit të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike është shkarkuar, një ditë para nisjes së këtij eventi madhështor.
Pamjet e Kentaro Kobayashit nga vitet 1990 dolën në shesh në të cilat ai duket derisa tallet me Holokaustin.
Shefi i Olimpiadës, Seiko Hashimoto tha se videoja përqeshte “fakte të dhimbshme të historisë”.
Shkarkimi është vetëm skandali i fundit mes shumë të tillëve që ka goditur këto Lojëra Olimpike, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi një kompozitor u largua nga ceremonia pasi doli se ai kishte ngacmuar shokët e klasës me aftësi të kufizuara në shkollë.
Në muajin mars, shefi kreativ Hiroshi Sasaki po ashtu dha dorëheqje pasi tha se komediani Naomi Watanabe mund të paraqitej në “OlymPIG” [Lojërat Olimpike për derra].
Dhe në muajin shkurt, Yoshiro Mori u detyrua të jepte dorëheqje për deklaratat e tij seksiste ndaj grave. /Periskopi