Oleksandr Usyk thotë se Anthony Joshua nuk ishte kundërshtari më i vështirë në karrierën e tij
34-vjeçari ukrainas, Oleksandr Usyk beson meçi i tij me Anthony Joshuan nuk ishte më i vështiri në karrierën e tij.
Pasi u bë mbret i padiskutueshëm i kategorisë së mesme, Usyk ia vuri syrin titullit në kategorinë e rëndë.
Për atë titull, ai u përball me Joshuan në stadiumin e Tottenhamit, javën e kaluar, transmeton Periskopi.
”Plani ishte që të futesha, të shikoja dhe të filloja, kështu që ne u futëm, pamë dhe filluam,” tha Usyk.
Pavarësisht disa rundeve të mira nga Joshua, Usyk dominoi absolutisht përgjatë tërë meçit dhe në fund triumfoi me meritë me vendim unanim.
”Në rundin e 12-të, ekipi më tha ‘përshpejtoje’, kështu që e bëra atë dhe pastaj ata thanë ‘dhe të renë’.
”U mundova të përshpejtoja dhe të godisja disa herë, por po e humbisja ritmin dhe ekipi më tha të ngadalësoja dhe të lansoja goditje më shpesh sepse nëse nuk e bëja këtë, do ta humbisja ritmin.”
Për më shumë, ai pastaj tha se ishte meçi më i madh në karrierën e tij por jo më i vështiri.
”Ky është meçi më i madh në karrierën time, por nuk ishte më i vështiri. Mendoj se ai është në të ardhmen time,” tha 34-vjeçari.
”Më pëlqejnë sfidat por ne kemi një klauzolë rimeçi në kontratë me Anthony Joshuan dhe do ta respektojmë.” /Periskopi.com/