Oldham Athletic e ka ndryshuar përgjithmonë metodën e gjuajtjeve të lira me këtë çmenduri
Të shënosh nga gjuajtja e lirë është larg të qenurit detyrë e lehtë.
Kërkon shumë praktikë të arrish ta gjuash topin mbi murin e gjallë me saktësi precize për ta mposhtur portierin kundërshtar, transmeton Periskopi.
Rreth 95% varet nga personi që po godet gjuajtjen e lirë, por rol mund të luajnë edhe bashkëlojtarët me lëvizjet e tyre para goditjes.
Ndonjë rutinë e mençur që huton kundërshtarët shpesh mund të rezultojë e suksesshme dhe pikërisht këtë e bëri Oldham Athletic të premten mbrëma.
Në fitoren 5-2 kundër Colchester Unitedit, skuadra nga Liga e Tretë dhuroi një rutinë shumë unike të ndërprerjes për të ndihmuar Alfie McCalmontin të shënonte për 2-0.
Të shikojmë momentin gjenial të Oldhamit që ka fituar shumë vëmendje në Twitter. /Periskopi.com/
? Free-kick masterclass! #oafc pic.twitter.com/7iIrOlNiRx
— Oldham Athletic (@OfficialOAFC) April 9, 2021