Ola – Gjestit: Unë kur të dal jetoj si një princeshë, jo si ti varfanjak

Dy nga banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Albania, Gjesti dhe Ola kanë pasur debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin, transmeton Periskopi.
Kësaj radhe, Gjesti duke ia përmendur tërë kohës se ajo do të eliminohet këtë të shtunë, Ola iu kthye se kur të largohet, do të jetojë si një princeshë e jo siç ka thënë ajo “si një varfanjak”.
Pjesë nga biseda e tyre:
Gjesti: Më vjen shumë keq që je jashtë.
Ola: Ku jam.
Gjesti: Veç hijen e ke këtu.
Ola: Të paktën unë jetën jashtë e kam si princeshë, jo si puna jote.
Gjesti: Vetëm hijen e ke këtu.
Ola: Unë e kam jetën si princeshë jashtë.
Gjesti: Si princeshë.
Ola: Jo si ty si varfanjak.
Gjesti: Varfëri unë? I varfër.
Ola: I varfër në tru.
Gjesti: Jo në tru, e pate për tjetër gjë, e di për çfarë e pate. I varfër jam edhe çka. Çfarë ka të keqe nëse je i varfër, i kesh ti të varfrit.