OKB miraton rezolutën e cila dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Ukraina, e cila dënon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Rezoluta u mbështet nga 93 vende, ndërsa 18 votuan kundër dhe 65 abstenuan.
SHBA dhe Rusia ishin mes vendeve që votuan kundër, ndërsa Kina dhe India zgjodhën të abstencionin. Rezoluta thekson nevojën për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe bën thirrje për një fund të menjëhershëm të agresionit rus.