OKB: E drejta ndërkombëtare humanitare është shkelur me bombardimet në Liban
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, tha të dielën se ligji ndërkombëtar humanitar është shkelur në Liban, duke iu referuar bombardimeve të Izraelit në vend.
Më herët sot, Grandi tha përmes një postimi në X se një armëpushim është “dëshpërimisht i nevojshëm”.
“Familjet e zhvendosura të pritura në shkollat e Bejrutit thonë se ajo që u nevojitet më shumë është që të ndalojnë sulmet ajrore, në mënyrë që ata të mund të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurta”, shkroi ai.
“Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë mbështetjen humanitare për ata që kanë nevojë”.