Oferta e veçantë e një klubi në Dubai: Sa më e trashë femra, aq më shumë pije falas
Fusion Club në Dubai ka bërë së fundi një ofertë shumë të pazakontë.
Klubi i vendosur në hotelin me katër yje ‘Cassells Al Barsha’ ka prezantuar një promovim i cili u ofron grave pije falas në bazë të peshës së tyre.
Sa më shumë që peshojnë, aq më shumë pije falas mund të marrin, transmeton Indeksonline.
Një femër mund të peshojë veten një peshore afër hyrjes së klub-it, ose të shkruajë peshën e saj në një letër dhe t’ia japë shankistit.
Nëse një femër peshon 60 kilogramë, ajo do të merrte pije falas në vlerë prej 60 AED dhe kjo marrëveshje vlen për të gjitha pijet.