Oda Ekonomike Amerikane përshëndet vendimin për heqjen e ndalesës ndaj mallrave serbe
Oda Ekonomike Amerikane ka përshëndetur vendimin që u raportua të jetë marrë për ndryshimin e masës së sigurisë – i.e ndalesës – ndaj mallravev serbe në një pikëkalim kufitar.
Në një komunikatë për media OEA tha se kjo ndalesë “ka pasur ndikim negativ” në interesat tregtare të ShBA-së dhe shteteve anëtare të BE-së.
“Por edhe ka qenë në kundërshtim me frymën e promovuar nga Marrëveshja për Tregtinë e Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA), por edhe zotimet e ndërmarra nga Kosova në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.
“Duke pasur parasysh që njëri ndër synimet kryesore të CEFTA-së përfshin reduktimin e kostove të tregtisë dhe prodhimit, përmes eliminimit të barrierave të lëvizjes së mallrave, Oda Amerikane i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më shpejtë të jetë e mundur të fuqizojë mekanizmat e kontrollit në të gjitha vendkalimet kufitare, ashtu që masa aktuale e sigurisë të mund të shfuqizohet në tërësi”, thuhet më tej në njoftim.