OBSH mbështet vendosjen e paralajmërimit për kancerin në shishet e alkoolit
![OBSH mbështet vendosjen e paralajmërimit për kancerin në shishet e alkoolit](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/4B6FD1AB-A118-4148-8FDF-BC83343D9AC3.jpeg)
Alkooli i shitur në Bashkimin Evropian duhet të ketë të vendosur paralajmërimin për lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit, ka thënë dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përmes një deklarate të lëshuar nga zyra në Kopenhagë.
Hulumtimet e fundit tregojnë se “vetëdija e evropianëve për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit duhet të rritet dhe mund të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme duke e vendosur paralajmërimin shëndetësor për informacionin për alkoolin si shkaktar i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë”, është thënë në deklaratë.
OBSH-ja ka thënë se paralajmërimet për llojet specifike të kancerit kanë më shumë mundësi që të nxisin diskutime për rrezikun prej alkoolit dhe të inkurajojnë njerëzit të rimendojnë nëse duhet konsumuar alkool.
OBSH-ja ka thënë studimi i vitit 2019 ka treguar se konsumimi i alkoolit për kokë banori në BE ka qenë dyfish më i madh sesa mesatarja në botë, dhe që një në 19 të rritur kanë vdekur nga shkaqet që i janë atribuuar alkoolit, dhe tre në 10 njerëz janë përballur me kancer për shkak të alkoolit.
Evropianët më të vjetër se 15 vjeç kanë konsumuar 9.2 litra të alkoolit të pastër për kokë banori, shumë më tepër sesa mesatarja globale prej 5.5 lirash, ka thënë organizata për shëndetësi.
Sipas saj, rreth 800.000 njerëz vdesin në rajonin e Evropës nga shkaqe që lidhen me konsumim të alkoolit – pothuajse 2.200 në ditë – që kanceri është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve, ndërsa vetëdija publike për këtë lidhje është mjaft e vogël./ Rel