O’Brien në Qeveri, Kurti e pret në takim

O’Brien në Qeveri, Kurti e pret në takim

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, sapo hyri në ndërtesën e Qeverisë ku po i pret për takim, kryeministri Albin Kurti.

Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë.

Ndërkaq, në ora 15:00 ai pritet të zhvillojë takimin me kryeministrin Kurti.

O’Brien fillimisht ka vizituar Serbinë, ku nga atje ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe themelimin e Anotacionit. Ai ka thënë se obligimi ekziston nga viti 2015, por ka theksuar se nuk mund të japë afate, duke shtuar se draft-statuti duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Foto: Ekonomiaonline

Takimi O’Brien- Kurti, nis në ora 15:00

Shpërndaje në: