Obiliq: Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje
Të mërkurën është arrestuar në flagrancë një person për tentim vjedhje në Obiliq.
Policia ka thënë se i dyshuari ishte identifikuar dhe ishte në kërkim për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, me datat 9 dhe 21 maj 2024.
Personi i arrestuar është një 33-vjeçar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.