Obama nis pushimet dimërore në deti

Obama nis pushimet dimërore në deti

Presidenti i 44-të i ShBA-së, u fotografua i veshur me pantollona të zeza noti të shtunën teksa po bënte zhytje në Oqeanin Paqësor. Një ditë më parë, vajzat e tij, Sasha, 20 vjeçe dhe Malia, 23 vjeçe, u fotografuan gjithashtu nga paparacët teksa notonin në ujë dhe bënin sërf, secila e veshur me bikini për ditët e plazhit.

Sjellim në vëmendje se Obama, i cili ka lindur në Hawaii, ka vizituar shtetin me familjen gjatë Krishtlindjeve për dekada.

“Njerëzit gjithmonë pyesin, pse qëndroj i qetë në mes të shumë gjërave të çmendura që po ndodhin. Epo, unë gjithmonë u them njerëzve se një pjesë e saj është të lindësh në Hawaii dhe të dish se si është të kërcesh në oqean dhe të kuptosh se çfarë do të thotë kur sheh një breshkë deti përballë një dallge”, tha ai vite më parë

Shpërndaje në: