Nxirren të vdekura edhe 4 volejbolliste nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Nxirren të vdekura edhe 4 volejbolliste nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Federata e Volejbollit e Turqisë (FVT) ka njoftuar se edhe katër volejbolliste kanë vdekur nga tërmeti tragjik që e goditi Turqinë javën e kaluar

Gözde Öztürk , Dilek Mucuk , Ahsen Baş dhe İrem Kurtoğlu, lojtare të klubit të volejbollit Rasus Kimya Hatay, i cili bën gara në Ligën e Dytë të volejbollit të grave në Turqi, u vranë nga tërmeti i cili i goditi 10 provinca në Kahramanmaras.

Në një komunikatë për media, FVT-ja njoftoi: “Me pikëllim të thellë e morëm lajmon se lojtaret e Rasus Kimya Hatay Gözde Öztürk , Dilek Mucuk , Ahsen Baş dhe İrem Kurtoğlu vdiqën në fatkeqësinë e tërmetit. Zoti pastë mëshirë ndaj atletëve tanë dhe qytetarëve që humbën jetën, mbi familjet dhe kombin tonë”.

Numri i volejbollisteve të vdekura nga tërmeti i 6 shkurtit ka shkuar në gjashtë tani.

Ditë më parë, Ceren Akman dhe Elçin Çınar ishin gjetur të vdekura nën rrënojat e tërmetit.

Shpërndaje në: