Nxënësit kinezë më të mirët në botë, i lënë larg në krejt kategoritë nxënësit amerikanë
Nxënësit kinezë ishin larg më të mirë se sa nxënësit e vendeve tjera në testimet në lexim, matematikë dhe shkathtësi shkencore, sipas rezultateve të PISA-s në vitin 2018.
Testimi iu është dhënë 600 mijë 15 vjeçarëve në 79 shtete të ndryshme, përfshirë Kosovës.
Qëllimi i saj është matja e sistemve të arsimit në pjesë të ndryshme të botës, dhe mes kushteve të ndryshme socioekonomike, raporton BTh, përcjell Periskopi.
Rezultatet treguan që nxënësit prej katër provincave të Kinës – Pekin, Shangai, Jiangsu dhe Zheijang – kishin marrë nivelin katër në të trija kategoritë e lartpërmendura.
Në anën tjetër, nxënësit nga ShBA morën nivelin 3 në lexim dhe shkencë, e vetëm 2 në matematikë.
Sekretari Gjeneral i OECD-së, Angel Gurria, ka thënë që performanca e nxënësve parashikonte edhe potencialin ekonomik të vendit.
Sidoqoftë, shumë vende të tjera të zhvilluara nuk kanë arritur që ta përmirësojnë cilësinë në arsim në dy dekadat e fundit.