Nxënësit e lënduar në Gjakovë, flasin nga Emergjenca: Plagët ishin të lehta, kryesisht të fokusuara në kokë dhe gjymtyrë të sipërme të trupit

Nxënësit e lënduar në Gjakovë, flasin nga Emergjenca: Plagët ishin të lehta, kryesisht të fokusuara në kokë dhe gjymtyrë të sipërme të trupit

Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta pas një përleshjeje brenda një shkolle fillore.

Shefi i Shërbimit Emergjent në komunën e Gjakovës, Jeton Vorfi, dhënë detaje rreth trajtimit që i është dhënë të miturve.

Sipas tij, lëndimet kanë ardhur si pasojë e një konflikti që ata kishin pasur në mes vete.

“Lëndimet trupore kanë qenë të lehta kryesisht të fokusuara në kokë dhe gjymtyrë të sipërme të trupit. Janë shkaktuar me mjete të ftohta. Por për fat të mirë kanë kaluar mirë dhe pas trajtimit që ata kanë marrë, janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Vorfi për TV Syri Në Gjakovë.

Tre nxënës të shkollës fillore në Gjakovë lëndohen në kokë e fytyrë pas një përleshje me mjete të forta

Shpërndaje në: