Nxehtë edhe sot, temperatura arrijnë deri në 33C e 34C gradë
Temperatura të larta deri në 33C e 34C paraqiten në vend ditëve të ardhshme.
Orëve të para të ditës do të ketë më shumë intervale me diell, derisa pasditeve paraqiten vransira dhe kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.
Të mërkurën rrebeshet do të jenë më të izoluara, derisa të enjten dhe të premtën më të përhapura në vend, njofton Prishtina Weather.
Minimalet zbresin në 13C e 14C mëngjesin e së mërkurës. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 3-7m/s.
Nga dita e premtë temperaturat maksimale pësojnë rënie më afër normaleve në 27C e 28C. Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C. Në fundjavë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-9m/s.