Nxehet situata: Tha se ishte në pushime me të dashurinë, Beatrix i reagon ashpër Balinës
Këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj, reagoi para pak ditëve lidhur me situatën e krijuar pas humorit të aktorëve, Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit të cilët i përmenden Donaldit ish të dashurën, Bora Zemanit.
Së fundmi, Beatrix ka akuzuar për shpifje opinionisten, Balina Bodinakun përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”.
Fillimisht, këngëtarja postoi një status duke shkruar se ka ardhur koha t’i dalë zot vetes së saj.
Më pas ajo ka postuar bisedën në Instagram të Balinës me një ndjekëse të saj, ku Balina i thotë se Beatrix ka ikur jashtë me të dashurin.
Beatrix shkruan se kjo është shpifje dhe se nuk do e tolerojë më duke shtuar se nëse përsëritet do ndjekë rrugë ligjore. Këngëtarja po ashtu e akuzon opinionisten se e ka sulmuar disa herë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe se e ka patur personale.
N