Nxehet bashkëpartiaku i Thaçit: Do t’ia marrim Serbisë edhe Sanxhakun

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se nuk do të këtë ndarje të Kosovës, përkundrazi, ai thotë se Serbia përveç se do t’i jap Kosovës Luginën e Preshevës do t’i jap edhe Sanxhakun.Hoti thotë se këto territore i takojnë shtetit të Kosovës, andaj, nuk duhet të ketë mëdyshje për këtë çështje.

“Ndarja dhe këmbimi i territoreve do te thotë ndarje të Serbisë sepse Serbia ka për ti dhënë Republikës së Kosovës Luginën e Preshevës dhe Kosovës i takon Sanxhaku”, ka deklaruar Hoti .

“Kjo është marrëveshja që presim të realizohet në mënyrë që të kemi paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.Gjatë bisedës për “Gazeta Blic”, Hoti tha se rruga e vetme për arritjen e marrëveshjes është njohja reciproke e dy shteteve, Kosovë- Serbi.“Njohja reciproke e dy shtete sovrane e të pavarura në kufijtë aktual. Më pas mund të bisedojmë dhe duhet të bisedojmë për çështje për të cilat mund të merremi vesh në cilësinë e dy shteteve të pavarura. Kjo është rruga në qoftë se Serbia dëshiron një normalizim me Kosovën”, ka thënë ai për Gazeta Blic.

Ndërsa i pyetur se si e komenton kundërshtimin e partive opozitare, karshi Presidentit Thaçi, Hoti ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen e Lidhjen Demokratike.“Edhe VV e edhe LDK bashkë nuk kane potencialin patriotikë e atdhetar të Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi. E para është parti që sharroj deri në fundamentalizëm e elemente terroriste (VV) për të ardhur në pushtet dhe është një mendësi e shkollës koloniale që e ndërtonin konceptin e veprimit mbi ligësinë dhe pavarësinë.

Është parti që duke qenë në opozitë u shkapërderdh dhe kjo tregon gjithë falsitetin e kësaj partie”, ka thënë ai.Sipas tij, VV është një parti që brenda saj është shkapërderdhur, ndërsa, LDK një parti që asnjëherë nuk ka arritur të udhëheq një proces të rëndësishëm vet.“Në anën tjetër LDK e Kosovës kurrë kurrë nuk ka qenë e aftë të drejtoj vetë një proces serioz pa pasur një mbështetës të fuqishëm. Më thoni cilin proces e ka drejtuar LDK vete? Me thoni, ju lutem se sa kredibil do të ishte një proces i drejtuar vetëm nga VV dhe nga LDK”, tha Nënkryetari i PDK-së”, u shpreh Hoti.Ndryshe, në konferencë për media që u mbajtë në ditën e djeshme, Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por korrigjim kufijsh.Sipas Presidentit Thaçi kështu Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, kurse autonomi për veriun nuk do të ketë.

“Mendoj që ka ardhur koha që ta fuqizojmë rolin dhe vullnetin e qytetarëve tanë. Kemi mbushur ende interesin e qytetarëve. Nuk ua kemi mundësuar të drejtën për referendum. Unë jam konsultuar me të gjithë edhe me bashkësinë ndërkombëtare që tua mundësojmë shprehjen e të drejtës me referendum”, ka thënë Presidenti.Thaçi ka thënë se sidomos, në rastin e arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore për normalizim dhe pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e konsideron si të domosdoshëm deklarimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet referendumit.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë në gjendje që të bëhen vendimmarrës në këtë proces kaq të rëndësishëm, sidomos tani kur jemi dëshmitarë të divergjencave të theksuara ndërmjet partive parlamentare në parlamentin e Kosovës për dialogun dhe marrëveshjen eventuale përfundimtare”, ka thënë Thaçi.Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se një zgjidhje kompromisi për Kosovën nuk është në horizont dhe se nuk është optimist për këtë çështje.Në pyetjet e gazetarëve pas një takimi që pati me patriarkun Irinej në Beograd, për atë se cila është zgjidhja përfundimtare e kompromisit për Kosovën për të cilën vazhdimisht po flitet, Vuçiq tha:“Përfundimisht do të jetë atëherë kur të përfundojë, jo para kësaj. Për këtë do të flas nëse është e mundur të arrihet një zgjidhje e tillë. Tani një zgjidhje të tillë nuk ka. A është në horizont? Mendoj se jo. Nuk jam optimist”, ka thënë Vuçiq.Vuçiq ka thënë se ditëve të fundit ka një ndërhyrje të agjenturave të llojllojshme, prandaj Serbi ka ardhur në një situatë për të mbrojtur veten nga thashethemet.

Shpërndaje në: