Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Kompania e çipave, e cila ka gëzuar një ngjitje të madhe gjatë 18 muajve të fundit mes entuziazmit mbi AI gjeneruese, u ngjit 3.4 për qind afër orës 13:25 (1725 GMT), duke i dhënë asaj një kapitalizim tregu prej rreth 3.3 trilionë dollarë, pak përpara Microsoft dhe Apple.

Kompania me bazë në Kaliforni, e cila drejtohet nga Jensen Huang, ka parë rritje të fitimeve për shkak të kërkesës së madhe për çipat e saj të fuqishëm GPU, të cilët kanë vendosur ritmin e industrisë në nxitjen e përparimeve të reja në AI, përcjell Telegrafi.

Në maj, Nvidia raportoi një fitim neto prej 14.9 miliardë dollarësh, ndërsa të ardhurat e saj prej 26 miliardë dollarësh ishin pothuajse katërfishi i asaj që mori gjatë të njëjtit tremujor fiskal të vitit të kaluar.

“Ne besojmë se gjatë vitit të ardhshëm gara për vlerën e tregut prej 4 trilion dollarësh në teknologji do të jetë në qendër të vëmendjes midis Nvidia, Apple dhe Microsoft”, thuhet në një shënim në fillim të kësaj jave nga Wedbush Securities.

“Çip-et GPU të Nvidia janë në thelb ari ose nafta e re në sektorin e teknologjisë pasi më shumë ndërmarrje dhe konsumatorë ecin shpejt në këtë rrugë me Revolucionin e 4-të Industrial që është duke u zhvilluar”. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: