Nutricionistët sugjerojnë t’i thajmë me tharëse flokësh luleshtrydhet e lara; pse duhet ta vëmë në zbatim këtë këshillë

Nutricionistët sugjerojnë t’i thajmë me tharëse flokësh luleshtrydhet e lara; pse duhet ta vëmë në zbatim këtë këshillë

Është sezoni i luleshtrydheve, ndaj është koha më e mirë për t’i blerë e për të përfituar nga vlerat e tyre ushqyese. Të pasura me antioksidantë, vitamina e minerale, luleshtrydhet e ëmbla duhet t’i përfshijmë në çdo recetë ëmbëlsire sa kanë kohën. Përpos të gjitha lajmeve që qarkullojnë për pesticidet, rrezikun e këtyre të fundit e mënyrën sesi ky frut rritet, sot do të shkruajmë  për luleshtrydhet bio dhe një truk që duhet ta dimë të gjithë.

Pasi t’i lani luleshtrydhet dhe t’i prisni për të përgatitur një sallatë me fruta, duhet t’i thani mirë. E kjo nuk nënkupton vetëm mbështjelljen e tyre me një letër për t’i thithur ujin, sepse edhe sasia më e vogël e tij, mund të nxisë prishjen më të shpejtë të luleshtrydheve. Ajo që duhet të bëni është t’i thani për 30 sekonda me një tharëse flokësh të graduar në nivelin minimal të nxehtësisë.

Sipas nutricionistëve ky veprim parandalon qullosjen dhe prishen e luleshtrydheve nëse ju i fusni në frigorifer të lagura.

Shpërndaje në: