Nushi: Dështim kapital si Ura e Saradranit, duhet me u mbulu me një mashtrim simbolik si Ura e Ibrit
Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka komentuar lëvizjet e Qeverisë Kurti që po bëhen për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Nushi ka thënë se Qeveria Kurti po mashtron me Urën e Ibrit për shkak të dështimeve me projekte të tjera kapitale, duke përmendur Urën e Saradranit.
“Nje deshtim kapital si Ura e Saradranit, duhet me u mbulu me nje mashtrim simbolik si Ura e Ibrit”, ka shkruar ai në Facebook.