“Nuse si mësuese, n’shpi të burrit mban ligjërata” – Bilbili Fejza me këngë që promovon nënshtrimin e grave

“Nuse si mësuese, n’shpi të burrit mban ligjërata” – Bilbili Fejza me këngë që promovon nënshtrimin e grave

Nuse mësuese”, kënga e publikuar së fundmi nga Shkurte Fejza dhe e bija e saj Gresa Behluli, është kritikuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Sipas kësaj qendre, kjo këngë përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.

Kjo qendër vlerëson se kënga “përveç që redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre”.

“Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme”, thuhet në reagim në të cilën bëhet ftesë për raportim të këngës.

Bashkëshorti dhe menaxheri i Fejzës, Hajrush Behluli, ka hequr përgjegjësinë duke thënë për KOHËN se ajo s’është tekshkruese, por vetëm interpretuese. Tutje ka deklaruar se “kënga është e vjetër dhe është ripërpunuar”.

Teksti i plotë i këngës, pa ndërhyrje:

Ah moj nuse sikur msuse

N’shpi t’burrit mban ligjërata

S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës

S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat

Mori nuse vezulluse

Ma e reja je n’ket shpi

Dikush tjetër ma i vjetër

Pun’t ma mirë se ti i di

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

N’daq pun’t mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ah moj nuse lumja nuse

Bijat për ty e shqyen defin

Me gëzim të madh ty të kanë pritur

Prandaj ti mos jau prish qejfin

Me fol but e me dëgju

Nana ty nuse t’ka mësu

Vjehrrën me e respektu

Ti nderon prindërit e tu

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

N’daç punt mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mir fjalt

N’daç punët mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

 

Shpërndaje në: