Nuri Seferi: Lavdi familjes Jashari
5 marsi i vitit 1998 do të mbahet mend gjithmonë në historinë e Shqipërisë. Ajo që familja Jashari bëri është një vepër heroike, ndërkohë që Adem Jashari mbetet një hero për shqiptarët.
Të gjithë anëtarët e familjes Jashari mbeten të vrarë duke luftuar me pushtuesin serb dhe ajo vepër heroike e tyre kujtohet edhe sot nga personalitet të ndryshme.
Edhe boksieri Nuri Seferi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nuk mund ta përkujtojë atë.
Në rrjetet sociale ai shkruan: “Të sakrifikosh për Liri 59 anëtarë të familjes është një akt që çdo herë duhet përkujtuar dhe asnjëherë mos harruar. Falë kësaj sakrifice filloi procesi i çlirimit të Kosovës dhe sot kemi dy shtete shqiptare. Lavdi dëshmorëve të Kombit. Lavdi familjes Jashari”.