Nura: Ekzistojnë raportet e Policisë se ku është zënë Kurti me serbët (VIDEO)
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura në një intervistë për Periskopin ka folur për zhvillimet e fundit dramatike në vend, si dhe për nevojat e pushtetit lokal ku sipas tij nuk kanë qenë asnjëherë më të ftohta me Qeverinë.
Nura përmendi edhe raportet me ndërkombëtarët, sanksionet qe BE-ja ia vendosi Kosovës, duke thënë se është urgjente që qeveria Kurti të largohet.
“Nëse e vlerësojmë nga nevoja e pushtetit lokal, ka shumë arsye. Ajo që është më domethënëse është se fatkeqësisht sot Kosova po udhëhiqet nga një qeveri krejtësisht kombëtare e cila ka shkatërru marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, të cilët kemi bashkërrugëtu deri këtu në të gjitha proceset, duke filluar gjatë periudhës së luftës, shtetndërtimit, ku Kosova do duhej të ishte një model në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në, ne sot kemi sanksione dhe jemi i vetmi shtet që përveç Rusisë kemi sanksione nga ta. Kjo do t’i zgjojë popullin dhe kjo Qeveri duhet të ecë në shtëpi sa më shpejt”, tha Nura.
Nura foli edhe për qeverisjen lokale, duke thënë se komunikimi në mes qeverisë qëndrore dhe asaj lokale, është zero.
I pari i Skenderajit tha se komuna nuk ka as bashkëpunimin minimal me qeverinë.
“Asnjëherë deri më sot nuk ka raporte më të ftohta mes autoriteteve lokale dhe Qeverisë. Këtë e ka prezantu edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, të cilët me të vërtetë e thonë dhe e dëshmojnë dhe këtë unë e përjetoj çdo ditë që komunikimi është zero. Nuk ka asnjë zhvillim në aspektin e brendshëm, shkatërrim të marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha Nura.
Kryetari i Skenderajit foli edhe për skandalin e përgjimeve, apo “aferën Zdravo”, me protagonistë shefen e deputetëve të VV-së Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Nura tha se kryeministri Kurti ka patur gjithmonë raporte të ngushta me serbët. Ai tha se momenti më irritues i atyre përgjimeve ishte pjesa kur flitej për veteranët.
“Gjithë kauzën dhe diskursin e ka ndërtu mbi këtë që ne e kemi parë VV-në. Dikush që e njeh historinë pak më gjatë, e dijmë që kryeministri sot, relacionet me serbët i ka pasë gjithmonë. Ekzistojnë raportet e Policisë se ku është zënë dhe pse është zënë në atë kohë dhe fatkeqësisht kjo u shpërfaq tashmë nga këto përgjime që me të vërtetë ishte irrituese dhe ishin të rënda sidomos për kategorinë e veteranëve. Kjo është për keqardhje, ky është niveli më i ulët që e kanë prezantu Kosovën kjo Qeveri”, tha Nura. /Periskopi/