Nuno Santo flet pas shkarkimit: Nuk shkoi çdo gjë sipas planit
Nuno Espirito Santo ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga pozita e trajnerit të Tottenham Hotspur.
Santo ka pranuar se nuk shkoi çdo gjë sipas planit, duke thënë se futbolli është i pamëshirshëm në këtë aspekt.
“Wow, javët e fundit kanë qenë plot tensione, thënë së paku. Ky është futbolli, sporti më i pamëshirshëm në botë. Vetëm disa javë më parë unë isha shpallur trajneri më i mirë i muajit dhe më vonë ja ku jemi, kanë qenë disa ditë që kur u shkarkova nga Spurs”, ka shkruar Nuno, transmeton Periskopi.
“Kjo është jeta, unë vazhdoj përpara duke parë për sfidën time të radhës dhe në fund dua t’i falënderoj tifozët e Spurs, pasi kur erdha në këtë klub të madh, pata një vizion për të sjell trofe, por nuk shkoi sipas planit. Kjo është çfarë kam jetuar dhe mësuar, të shoh përpara dhe të eci para. Faleminderit edhe një herë për mbështetjen konstante”, shtoi portugezi.
Antonio Conte ishte trajneri që u zgjodh nga Spurs për të zëvendësuar Nuno Espirito Santon. /Periskopi/