Numri i fanellave të shitura të CR7 pasi u zbulua numri i tij te Man Unitedi, është thjesht çmenduri

Numri i fanellave të shitura të CR7 pasi u zbulua numri i tij te Man Unitedi, është thjesht çmenduri

Në këtë kohë të javës, Cristiano Ronaldo do ta kishte bërë debutimin e dytë te Manchester Unitedi.

Fansat po i numërojnë ditët deri në aksionin e Ronaldos me skuadrën, dhe kjo pritet të ndodhë të shtunën në ‘Old Trafford’, kundër Newcastlet, transmeton Periskopi.

Niveli i ngazëllimit u ngrit edhe më shumë kur u konfirmua më herët këtë javë se CR7 do ta marrë fanellën e famshme me numrin 7.

Edinson Cavani hoqi dorë nga ky numër për t’ia dhuruar Ronaldos, me uruguaianin që tash do ta përdorë numrin 21.

Jo befasisht, radhë të gjata u krijuan jashtë dyqanit zyrtar të Man Unitedit, me fansat që donin të siguronin fanellën ‘Ronaldo 7’.

Por sa fanella shiti realisht Ronaldo?

Epo, sipas ‘Lovethesales’, ‘Ronaldo 7’ pati shitje drithëruese prej 40 milionë eurove, vetëm në 12 orët e para pasi u konfirmua numri i tij.

E jashtëzakonshme.

Por para se të mbesim gojëhapur duke menduar se klubi tashmë ka kaluar në profit me transferimin e Ronaldos, duhet cekur se Unitedit i takojnë vetëm 7% të shumës nga shitjet, sipas Kieran Maguire (Price of Football).

Kjo i bie se klubi fiton vetëm 4.90 euro nga çdo shitje e fanellës që kushton 70 euro.

Pra, nga ajo shitje 40 milionëshe, klubi ka fituar vetëm 3.7 milionë euro. Aspak keq kur e marrim parasysh se kjo ka ndodhur vetëm në 12 orët e para.

Prapë, sipas ‘Lovethesales’, United do të mund të rikuperojë 15 milionët e investuar në transferimin e Ronaldos këtë fundjavë, nëse shitjet vazhdojnë me këtë ritëm. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: