“Numrat” – Sveçla nuk përgjigjet për vazhdimin e nesërm të seancës konstituive

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Xhelal Sveçla, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për vazhdimit e nesërm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas katër përpjekjesh të pasuksesshme për konstituimin e plotë të këtij institucioni ligjvënës.
Ai nuk është përgjigjur se çka do të ndodh nesër dhe në rast se VV`ja ka siguruar 61 vota në Kuvend.