Numërohen mbi 77% e votave me postë, këto janë rezultatet deri tani

Numërohen mbi 77% e votave me postë, këto janë rezultatet deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të diasporës, duke raportuar përpunimin e 77.54% të tyre nga votimi përmes postës.

Deri më tani, janë përpunuar rezultatet e 145 kutive nga gjithsej 187.

Sipas këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 52.15% të votave, që përkthehet në 24,507 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.24% ose 13,742 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 9.70% të votave, ose 4,560 vota.

Përditësimi i fundit

Shpërndaje në: