Numërohen afër 95% të votave, Vetëvendosje bie në përqindje

Numërohen afër 95% të votave, Vetëvendosje bie në përqindje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas këtyre rezultateve, deri në ora 23:06 të natës së mbrëmshme (e enjte) janë numëruar 2,398 vendvotime nga 2,533 apo 94.67 për qind e tyre.

Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.

Bazuar në rezultatet e përditësuara mbrëmjen e së enjtes, Lëvizja Vetëvendosje i ka shtuar edhe rreth shtatë mijë vota më shumë, por ka rënë në përqindje nga 40.97% – sa ishte me përditësimin paraprak – në 40.89%.

Edhe PDK-ja ka rënie në përqindjen e votave. Partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi, e cila kishte 22.47% me rezultatet paraprake, pas përditësimit të fundit ka rënie në 22.40 për qind.

 

Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17.23% të votave, e pasuar nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Ideal, i cili renditet i katërti me 7.40%.

Shpërndaje në: