Numërohen 95.70% të votave: VV me 41.16%, PDK e dyta me 22.34%, LDK e treta me 17.74%
![Numërohen 95.70% të votave: VV me 41.16%, PDK e dyta me 22.34%, LDK e treta me 17.74%](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/total95-1-563x300.png)
Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.14 për qind të votave pas numërimit të 95.070 për qind të votave, apo 2 mijë e 424 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 15:49.
Aktualisht edhe 109 vendvotime s’janë numëruar ende.
Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.34%, LDK e treta me 17.74 %, kurse AAK 7.44%.
Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.
![](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/total95-1-1-1024x546.png)