Numër i vogël qytetarësh në protestë për mbrojtjen e vajzave dhe grave
Pas rastit të dhunimit seksual ndaj të miturës 11 vjeçare, nën organizmin e organizatës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është duke u mbajtur një protestë për mbrojtjen e vajzave dhe grave.
Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ndonëse, dhunimi i të minutës nga Prishtina pati një jehonë të madhe në opinionin publik, në protestë po marrin pjesë një numër simbolikë qytetarësh, shkruan Periskopi.
Sipas organizatës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist rast i përdhunimit është edhe një alarm që tregon për pasigurinë dhe tmerrin të cilin e jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, në çdo hapësirë ku ato gjenden.
Aktivistja Xheraldina Rexhepi tha se dështuan të gjithë. Ajo pati kritika edhe për prindërit e 11-vjeçares.
Nuk ka dështu shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështu krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështu. Ka dështu nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështu prindët e atyre djemve që i kanë eduku në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, tha ajo.
Rexhepi tha se duhet “ta nisim ndryshimin prej vetvetes”.
Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë, njoftoi të hënën Policia e Kosovës.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në një park të qytetit.
Dy nga të dyshuarit janë në paraburgim, dy të tjerë janë ndaluar, ndërsa i pesti është ende në arrati, konfirmuan nga Ministria e Brendshme e Kosovës.
Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale./Periskopi/