Numër i pabesueshëm i aeroplanëve me tifozë të Romës dhe Feyenoordit do të aterojnë sot dhe nesër në Shqipëri

Numër i pabesueshëm i aeroplanëve me tifozë të Romës dhe Feyenoordit do të aterojnë sot dhe nesër në Shqipëri

Tirana nesër pret finalen e madhe të Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit.

Sot Tirana e bukur është mbushur me plotë tifozët të të dyja skuadrave, shkruan Periskopi.

Sipas raportimeve zyrtare që vijnë nga Shqipëria, sot do të aterojnë 18 aeroplan të mbushur me tifozë nga Italia dhe Holanda.

Ndërsa nesër do të arrijnë 36 aeroplan të tjerë me tifozë nga të dyja skuadrat.

Pra, do të jenë gjithsej 54 aeroplanë që do të aterojnë në tokën shqiptarë vetëm sot e nesër.

Kujtojmë se takimi fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në ‘Air Albania’.

Shpërndaje në: