Numër i madh i tifozëve të Romës dalin ta presin Wijnaldumin

Numër i madh i tifozëve të Romës dalin ta presin Wijnaldumin

Georginio Wijnaldum është përshëndetur nga qindra tifozë të Romës që kanë brohoritur emrin e tij, pasi ai do ta kalojë këtë sezon si i huazuar me obligim blerjen nga PSG nëse Roma arrin të futet në top 4

Holandezi 31 vjeçar ka arritur me një avion privat që i është dhënë nga pronarët e klubit të Romës, Friedkins, por fillimisht ai kishte shkuar në Rotterdam për t’i marrë anëtarët e familjes së tij.

Qindra tifozë janë mbledhur për ta pritur atë në aeroportin Ciampino për më shumë së një herë, duke brohoritur emrin e tij dhe duke festuar për transferin e ri.

Edhe pse ishte shumë vapë klubi i Romës ka shpërndarë ujë për tifozët që ata të jenë të hidratuar.

Ai ka shkuar në drejtim të grilave dhe ka bërë selfie me fansat e klubit të tij të ri dhe mandej është larguar me një makinë ku është takuar me drejtorët e klubeve.

VIDEO

Ai do t’i bëjë testet mjekësore nesër.

Marrëveshja është huazim me obligim blerje prej 8-9 milionë euro nëse Roma të përfundon në top katërshe të Serie A sezonin e ri, kurse PSG do të paguajë 50 për qind të pagës së tij prej 9.5 milionë euro gjatë kësaj periudhe.

Shpërndaje në: