Numër i madh i policëve sonte për sigurinë e finales në Paris – 40 mijë tifozë të Liverpoolit janë pa bileta
Rreth 7 mijë forca policore do të mbajnë rendin dhe qetësinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Parisi të Francës.
Liverpooli dhe Real Madridi takohen sonte me fillim nga ora 21:00 për një finale të paharruar në “Stade de France”, shkruan Periskopi.
Ndonëse kapaciteti i stadiumit është 80 mijë shikues, vetëm 20 mijë tifozë të Liverpoolit dhe 20 mijë nga Reali mund ta shikojnë ndeshjen brenda stadiumit, ndërkaq mediat franceze shkruajnë se rreth 40 mijë tifozë të ‘The Reds’ janë pa biletë në Paris.