Nuk zbutet Harry Kane, mungon përsëri në stërvitjet e Tottenham

Nuk zbutet Harry Kane, mungon përsëri në stërvitjet e Tottenham

Harry Kane duket se e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij dhe ajo nuk përkon me planët e Tottenham Hotspur.

Një nga sulmuesit me formën më të mirë aktualisht në botën e futbollit, Harry Kane, nuk dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me Spurs.

Mungesa e trofeve ka bërë që lojtari të preferoj largimin, sidomos kur për të po shfaqet interesim nga Manchester City.

Lojtari nuk është paraqitur në stërvitjet e Spurs as sot, duke shtuar kështu presionin, transmeton Periskopi.

Kane thuhet se nuk do të kthehet në stërvitje deri sa atij t’i garantohet largimi nga Londra Veriore.

Man City duan kartonin e lojtarit, por thuhet se ata janë 40 milionë funte më poshtë sesa dëshira e Tottenham. /Periskopi/

Shpërndaje në: