Nuk u takua me Lajçakun edhe pse ky i kërkoi, nga Presidenca thonë se Osmani ka pasë agjendë të ngjeshur
Periskopi gjatë ditës së sotme raportoi se Presidentja Osmani nuk ka pranuar të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për diaogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pavarësisht se ky i fundit kërkoi. Ani pse ishin të dy në Forumin Globsec në Pragë, takim mes tyre nuk pati.
Por, nga presidenca thonë se ky takim ka qenë i pamundur të realizohet për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes Osmani.
“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Prage, ka qenë e pamunudur të realizohet takimi këtë herë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për GazetaBlic.
Osmani të shtunën në një diskutim në konferencën e sigurisë Globsec u ankua për pavarazi mes palëve në dialogun Kosovë-Serbi, duke u u shprehur e sigurt se me ardhjen e Kaja Kallas në detyrën e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian “barazia do të kthehet në tryezë”.
“Do të duhet të presim disa muaj”, tha Osmani.
Vetëm edhe disa muaj, Lajçak do të jetë i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atij në qershor iu zgjat mandati deri në janar të vitit të ardhshëm./Periskopi