Nuk thuhet builder por gjykser: Flet gjakovari Kujtim Gjini, i pari i shokëve për këtë sport
Kujtim Gjini nga Gjakova la gjurmë në fushën e bodybildingut.
Ai njihet si gjykseri i parë në Gjakovë dhe sot i ka kaluar të 70-tat.
“Në atë kohë, kur jemi marrë me ushtrime, nuk kemi thënë builder, por gjykser”, thotë Gjini.
Ai improvizoi veglat për te ushtruar për një trup më të bukur, e u inspirua nga filmat me herkulesin.